UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR TATIMPAGUESIT

SI TË PËRDORET SHËRBIMI ONLINE PËR DORËZIMIN E RAPORTIT VJETOR PËR BLERJET  E MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE MBI 500 Euro

Ky shërbim  online për deklarimin e  Raportit vjetor  për Blerjet mbi 500 euro ju ofronë  opsionet si në vijim:

·         Udhëzimet

·         Shkarko Modelin

·         Regjistrohu për Shërbim

·         Dorëzo Raportin

·         Zëvendëso Raportin

Hapi 1: Shtypni këto udhëzime. Mandej zbato hapat si më poshtë.

Hapi 2: Krijoni  drejtorinë e re në kompjuterin e juaj: C:\RaportiBlerjet ku do ta ruani formën, udhëzuesin,dhe kopjet e raporteve. Ju duhet që të gjithë punën e juaj ta bëni në Excel.

Hapi 3: Zgjidhni “Shkarko Modelin” – Nga këtu ju mund të shkarkoni dhe ruani në drejtorinë e juaj të re  C:\ RaportiBlerjet, fajlet si në vijim:

a.    RVB_Forma.xls, dhe

b.    UDHËZUESI  PËR PLOTËSIMIN E RAPORTIT VJETOR PËR BLERJET MBI 500 Euro.doc.

Në këtë moment  ju keni dy zgjedhje:

·       Ju mundë ta ndërpreni shërbimin dhe të vazhdoni më  vonë me regjistrimin për shërbim.

·       Ju mundë të regjistroheni (shih Hapi 5 më poshtë) dhe të dilini nga aty. Për ta ngarkuar raportin së pari ju duhet të regjistroheni.

 

Hapi 4: Përgatitni raportin e juaj

Në fillim lexoni me kujdes dokumentin  e udhëzuesit dhe njihuni me formën. Zbato udhëzimet për të plotësuar raportin e juaj vjetor.

Për të ju shmangur gabimeve dhe humbjes së kohës,mbani në mend këto pika me rëndësi:

·         MOS ndryshoni formatin e formës.

·         Sigurohuni të ndiqni udhëzimet se si ta emëroni raportin e juaj.

·         Sigurohuni që ta ruani atë në drejtorinë e juaj të re në C:\RaportiBlerjet.

Kohëzgjatja për ta plotësuar këtë raport varet nga numri i transaksioneve që keni për t’i raportuar. Ju mundë ta përgatitni raportin edhe me disa ndërprerje: futni disa transaksione, ruani dokumentin, mbylleni atë,dhe vazhdoni atë më vonë për të shtuar transaskione të reja.

Hapi 5: Regjistrohu për shërbimet online:Zgjedh opsionin “Regjistrohu për Shërbim”.

Sistemi do të ju navigojë në  ueb faqen  duke paraqitur Formën për Regjistrim si në vijim.

Forma për  Regjistrim:

Nr Fiskal i Tatimpaguesit

 

 

 

 

 

Emri i Tatimpaguesit

 

 

 

 

 

E-mail i Tatimpaguesit

 

 

 

 

 

Konfirmo E-mail-in

 

 

 

 

 

 

 

Regjistrohu

 

Plotësojeni formën dhe klikoni Regjistrohu.

“Kërkesa juaj është dorëzuar me sukses. Brenda pak minutave ju do t’i merrni kredencialet për t’i përdorur për dorëzimin e raporteve për blerjet  përmes e-mail-it”

Në këtë moment ju mund të dilni nga faqja apo të navigoni në opsionet tjera në dispozicion, duke përfshirë Udhëzimet dhe Shkarko formën).

Brenda disa orëve në  email adresën, e dhënë në Formën për Regjistrim, ju do ta pranoni një e-mail nga ATK-ja . Ky email do të ju sigurojë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Ju duhet ti përdorni këto kur të dorëzoni ose zëvendësoni raportin e juaj për blerjet. Emri I juaj I përdoruesit do të jetë numri juaj fiskal.

Hapi 6: Dorëzo raportin

Pasi të keni pranuar kredencialet ju do të mundë të dorëzoni raportin e juaj

Zbato këta hapa:

a.    Hyni në www.atk-ks.org

b.    Zgjedh Raportin për Blerjet  në Shërbimet Elektronike në anën e majtë të navigimit.

c.    Në faqen Raporti  Vjetor për Blerjet mbi 500 euro , zgjedh Ngarko Raportin.

d.    Do të paraqitet dritarja “Log in (Kyçu )”

 

Emri i Përdoruesit:

 

 

 

Fjalëkalimi:

 

 

 

 

KYÇU

 

e.    Shënoni kredencialet te juaja, emri i përdoruesit = me numrin e juaj fiskal dhe fjalëkalimin e juaj.

f.     Shtypni butonin: LogIn (Kyçu)

g.    Do të paraqitet një dritare e re për ngarkimin e raportit të juaj sikur që është paraqitur më poshtë

 

DORËZO RAPORTIN E JUAJ

 Sigurohuni se keni shënuar të dhënat në formën të cilën e keni shkarkuar nga kjo faqe dhe e keni ruajtur sipas kërkesave në udhëzuesin  e përdoruesit (RVB_2010_xxxxxxxxx_mm_vvvv.xls)

 

 

SHFLETO

 

 

 

NGARKO

 

 

 

Ndiqni këta hapa:

a.    Zgjedh  “SHFLETO” për  të naviguar nëpër drejtoritë e juaja.

b.    Gjeni  drejtorinë (C:\RaportiBlerjet|) dhe klikoni atë.

c.    Gjeni  dokumentin përkatës në Excel .Klikoni atë.

d.    Raporti do të plotësohet në mënyrë automatike në fushën në anën e majtë të butonit për SHFLETIM.

RVB_2010_6000…xls

 

SHFLETO

 

e.    Pasi ta keni kontrolluar prapë për të parë se dokumenti është në rregull,kliko “NGARKO”.

f.     Kjo do ta transferojë një kopje të dokumentit  të juaj nga drejtoria  e juaj  në ATK. Kur transferi te jetë përfunduar me sukses dhe kur dokumenti të jetë ruajtur në data bazën e ATK-së, në dritaren te juaj do të paraqitet ky mesazh:

“Raporti juaj vjetor për blerjet mbi 500 euro për Vitin 2010  është dorëzuar me sukses. Raporti është ruajtur me ID: xxxxxxxxx. Data: xx/xx/xxxx”

g.    Ju do ta keni një mundësi ta shtypni këtë mesazh për shënimet e juaja dhe të dilni nga Shërbimi përmes Ç’kyçje( LogOut). Zgjidhni 1: Shtyp Mesazhin dhe pastaj 2: Ç’kyçe (LogOut).

h.    Nëse ju nuk e pranoni mesazhin më lartë atëherë ju nuk keni pasur sukses në ngarkimin e dokumentit. Ju lutem provoni prapë.

Me  këta hapa ju keni përgatitur dhe dorëzuar me sukses raportin tuaj. Ju keni përmbushur kërkesat e ATK-së

SI TË ZËVENDËSOHET RAPORTI

Nëse pas dorëzimit të  raporti vëreni se të dhënat që i keni dërguar nuk janë komplete apo janë të gabuara ju keni mundësi ta zëvendësoni raportin me versionin e korrigjuar. Mirëpo ju duhet ta bëni këtë para afatit të fundit të paraparë me ligj: me 31 mars.

  • Për të zëvendësuar dokumentin filloni me korrigjimin e dokumentit të parë.
  • Në drejtorinë e juaj hapeni dokumentin dhe bëni ndryshimet e duhura në të dhënat,si shtimin e shënimeve të reja ose korrigjimin e detaleve të tjera. Mos harroni që ti ruani të gjitha ndryshimet.
  • Ju duhet ta ngarkoni formën duke përdorur emrin e njëjtë të dokumentit.
  • Pastaj zbatoni këta hapa:
    1. Hyni në www.atk-ks.org
    2. Në Shërbimet online në anën e majtë të navigimit, zgjedh “Raportin për Blerjet”
    3. Zgjidhni opsionin: “Zëvendëso Raportin”
    4. Do të paraqitet dritarja “Log in (Kyqu)”

Emri i përdoruesit:

 

 

 

Fjalëkalimi:

 

 

 

 

KYÇU

            i. Shkruani kredencialet që I keni pranuar me email: Emri I përdoruesit = Numri I juaj fiskal, dhe fjalëkalimin

            ii.Kliko : LogIn (Kyçu)

    1. Do të paraqitet dritarja e re për ngarkimin e raportit të juaj të ri sikur që është treguar më poshtë.

ZËVENDËSO RAPORTIN E JUAJ

 

 

“SIGUROHUNI SE KENI AZHURNUAR DOKUMENTIN E JUAJ NË EXCEL PARA SE TA NGARKONI ATË!”

 

 

 

SHFLETO

 

 

 

NGARKO

 

 

 

Ekzekutoni hapat  e njëjtë sikur kur e keni dorëzuar raportin tuaj të parë.

Pas ngarkimit të suksesshëm të raportit tuaj të ri, në dritare  do të paraqitet  ky mesazh:

“Raporti juaj vjetor për blerjet mbi 500 euro është zëvendësuar me sukses. Raporti i vjetër është fshirë dhe i riu është ruajtur me  ID: xxxxxxxxx Data: dd/mm/vv”

Ju keni mundësinë ta shtypni këtë mesazh për shënimet e juaja dhe/ose të dilni nga shërbimi përmes opsionit LogOut (Çkyçu).

Nëse nuk e pranoni këtë mesazh, përsëriteni ngarkimin prapë

Për më shumë informatat ,vizitoni,shkruani email ose telefononi në zyrën e juaj regjionale të ATK-s,ose dërgoni email në info@atk-ks.org.

Për intervenime të shpejta klikoni në adresën http://www.atk-ks.org/pyetje-te-shpeshta/ dhe paraqitni rastin duke shënuar numrin fiskal dhe email adresën me të cilin keni provuar të regjistroheni pastaj përshkruani problemin që keni.