Mirë se vini në shërbimin tonë online për raportimin e blerjeve mbi 500€!

Ligji I Kosovës I obligon tatimpaguesit e caktuar që të regjistrojnë dhe deklarojnë raport për të gjitha blerjet e mallrave dhe shërbimeve që tejkalojnë vlerën prej 500€. Përdorni këtë shërbim online që ta ngarkoni raportin e juaj.

Për raportin vjetor

· Tatimpaguesit e caktuar duhet të raportojnë blerjet e mallrave ose shërbimeve mbi 500€ nga furnizuesit të cilët janë regjistruar për TVSH, edhe nëse mallrat dhe shërbimet janë të liruara nga TVSH. (Kjo vlen për shumën totale të blerjeve ndërmjet blerësit dhe furnizuesit në vitin e caktuar; për shembull, tri blerje prej 200€ nga I njëjti furnizues,me total prej 600€, duhet të raportohen.)

· Raportet duhet të mbulojnë vitin tatimor (1 Janar deri me 31 dhjetor) dhe të dorëzohen jo më vonë se me 31 mars të vitit t vijues.

· Për më shumë informata, lexo Ligjin Nr. 3/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat (nenet 13 dhe 47) dhe Udhëzimet Administrative përkatëse, Nr.15/2010, në dispozicion në uebsajtin e ATK-së.

Kush duhet të deklarojë?

Prej vitit 2010, këtë raport vjetor duhet ta deklarojnë tatimpaguesit si në vijim:

  • Çdo biznes ose korporatë që llogarit në baza reale të të ardhurave
  • Agjencionet Qeveritare Kosovare,duke përfshirë komunat
  • OJQ-të,universitetet,spitalet dhe institucionet e ngjashme

Mos deklarimi mundë të rezultojë me ndëshkim.

Çka më tutje?

· Nëse jeni përdorues për herë të parë ose ju nevojiten informata se si të përdorni këtë shërbim, kliko Udhëzimet.

· Për të marrë formën e raportit vjetor, së bashku me udhëzuesin e detajuar se si ta plotësoni atë, kliko Shkarko Formën.

· Për të ngarkuar raportin e juaj, së pari ju duhet të regjistroheni. Kliko në Regjistrohu për shërbim për tu regjistruar.

· Kur të regjistroheni,ju mundë të klikoni Ngarko Raportin për ta dorëzuar.

· Nëse ju duhet të deklaroni raportin e korrigjuar, kliko Zëvendëso Raportin.

Për intervenime të shpejta klikoni në adresën http://www.atk-ks.org/pyetje-te-shpeshta/ dhe paraqitni rastin duke shënuar numrin fiskal dhe email adresën me të cilin keni provuar të regjistroheni pastaj përshkruani problemin që keni.